Provimit të Matematikës do t’i nënshtrohen sot rreth 28 mijë maturantë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i uroi sot suksese të gjithë maturantëve për provimin e Matematikës.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 144 qendra provimi që do të administrohen nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët janë angazhuar për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore.
Provimet do të zhvillohen edhe në qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore, ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.
Provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më 3 qershor, më 10 qershor ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.
Provimet e maturës nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta./ata