Katër fëmijë dhe një i rritur u plagosën në një sulm me thikë në një park në qytetin Annecy, në Alpet franceze, sipas një deklaratë të policisë duke shtuar se dy nga fëmijët ishin në gjendje kritike.
Sipas raportimeve të mediave franceze, ngjarja ndodhi në Annecy ndërsa fëmijët e plagosur janë trevjeçarë. Ata ishin ndodheshin në park pasi kopshti në të cilin shkojnë kishte organizuar një aktivitet.
Tre prej fëmijëve dhe i rrituri janë në gjendje kritike për jetën. Sulmuesi është rreth 45 vjeç dhe besohet të jetë emigrant nga Siria. Ai u vu në pranga nga policia pak çaste pas sulmit.
Siç raporton Le Figaro, 45-vjeçari kishte bërë një kërkesë për azil në autoritetet franceze më 28 nëntor të 2022. Presidenti francez, në një reagim në Twitter, iu referua ngjarjes si një “sulm prej frikacakësh.”
“Vendi është në gjendje shoku. Fëmijët dhe i rrituri po luftojnë për jetën. Lutjet tona shkojnë për familjarët dhe ekipet e shpëtimit.”