Ditën e premte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

 

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

 

 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen

 

-Në zonat malore 15 deri 26°C

 

-Në zonat e ulëta 17 deri 31 °C

 

-Në zonat bregdetare 19 deri 30°C