Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet orët e para të kësaj të diele.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi L.P. 82 vjeç ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij shtetasen A.P. 80 vjeç.

 

80-vjeçarja është gjetur me shenja dhune dhe e pajetë nga shërbyesja në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve.

 

“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

 

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

 

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje””, tha policia.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.