Ish-presidenti kilian, Sebastian Pinera ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kili, tha zyra e Pinera në një deklaratë.

Helikopteri që transportonte miliarderin konservator u rrëzua në rajonin Los Ríos të Kilit jugor, tha zyra e tij në një deklaratë.

Ai mbante katër persona, tre prej të cilëve i mbijetuan përplasjes dhe janë “jashtë rrezikut”, tha Ministrja e Brendshme e Kilit, Carolina Tohá në një deklaratë të martën.

Trupi i Pinerës u gjet nga marina kiliane.

Ish-presidenti, i cili ishte 74 vjeç, ka mbajtur postin nga viti 2010 në 2014 dhe përsëri nga 2018 në 2022. Në momentin e përplasjes, kishte reshje të shumta shiu në zonë, por është e paqartë nëse moti ka qenë arsyeja që ka shkaktuar përplasjen.

Për liderin e ndjerë do të mbahet një funeral shtetëror dhe presidenti kilian Gabriel Boriç ka shpallur një periudhë zie kombëtare. Ai u arsimua në Kili dhe në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Forbes, biznesmeni i kthyer në politikan kishte një pasuri rreth 2.7 miliardë dollarë.

Mandati i parë i Pinerës filloi në vitin 2010 kur ai pasoi Michelle Bachelet, një presidente e njohur që drejtoi vendin përmes rënies ekonomike globale. Mandati i tij i dytë u ndërpre nga protesta masive dhe trazira, të cilat tronditën vendin në tetor 2019, pasi protestuesit kërkuan pensione më të mira, arsim më të mirë dhe fundin e një sistemi ekonomik që ata thanë se favorizonte elitën.

Trazirat bënë që presidenti i atëhershëm në largim, Pinera të binte dakord për një votim popullor për nevojën e ndryshimit të kushtetutës së trashëguar nga diktatura. Ai gjithashtu kryesoi përgjigjen e vendit ndaj pandemisë Covid-19, ku kombi i Andeve prej 19 milionë banorësh pa një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.