Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasait, pasi dyshohet se kanë grabitur në 3 banesa të ndryshme në Belsh, duke marrë rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.
-Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;
-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;
-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.