Prej vitesh, Bashkimi Europian nuk po përparon me përpjekjet për kthimi e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi.

 
 
 
 
 

Së fundi Komisioni I BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë dukë paraqitur një projekt strategji të re që synon krijimin e një sistemi të përbashkët për kthimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.

Eksperti për  punësim dhe karrierë, Erion Muça shpjegon:

 
 

Numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian është rreth 920 mijë, për vitin e shkuar 2022. Ndër këto Shqipëria zë vendin e parë për kërkesat e larta për azil në raport me popullsinë , e pasuar nga Gjeorgjia dhe Siria, një vend i zhytur në luftë.

Numri i azilkërkuesve që kthehen në vendet e tyre të origjinës është ulur nga 29% që ishte në 2019, është bërë 21% për 2022. Kjo është në kundërshtim me objektivat e BE-së, i cili ka objektiv që të kthejë 70% të personave që u është refuzuar kërkesa për azil, gjë e cila nuk është përmbushur.

Kjo mungesë menaxhimi nga ana e vendeve të BE-së në fakt rrit shpresat për shqiptarët, por nuk rrit sigurinë që një shqiptar të përfitojë azil në vendet e bllokut.

Në 2022 janë rreth 20 mijë shqiptarë që kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian, ku vendin e parë e zë Franca me 54% të kërkesave, vendin e dytë e zë Gjermania dhe më pas Italia dhe Greqia.

Një shqiptar duhet të emigrojë në mënyrë të ligjshme për të siguruar gjithë dokumentacionin e të punuarit dhe të jetuarit në mënyrë të ligjshme në këto vende.