Nikoll Sherrniku, i akuzuar si bashkëpunëtor në atentatin e Don Bosko-s, është lënë në burg.

 

Përpara gjykatësve, Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

 

Nga hetimet dyshohet se Nikoll Sherrnikiu ka rekrutuar persona të tjerë për të siguruar bazën materiale gjithashtu dhe mjeti BMË  i cili u gjet pjesërisht i djegur në fshatin Likmetaj në Manzë të Durrësit targat të cilat kanë rezultuar se kanë ardhur nga Gjermania.

 

Mësohet se gjurmët e gishtave të gjetura jo vetëm në targë por edhe në disa pjesë të tjera të mjetit kanë ndihmuar grupin hetimor.

 

Më pas policia e shtetit shqiptar ka dërguar edhe disa letërporosi drejt shtetit gjerman por edhe Kosovës aty ku dyshohet se kanë lëvizur personat e tjerë të përfshirë, burimet thonë se bëhet fjalë për 2 autorë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryen atentatin.

 

Policia është afër dokumentimit të plotë të ngjarjes e cila u regjistrua mbrëmjen e 13 marsit në lokalin e Fatjon Muratit. Ngjarje e cila la pas një viktimë të pafajshme, Mimoza Pajën e cila punonte si kameriere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e mitur e viktimës dhe të afërm të Fatjon Muratit.