Dy persona në Durrës janë arrestuar për shkak të dhunës që kanë ushtruar në familje.
Një 49-vjeçar banues në në lagjen nr.17/1, Durrës është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa një 62-vjeçar banues në lagjen nr.15, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Durrës/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-N. T., 49 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-F. M., 62 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.