Është arrestuar një muaj pas ngjarjes autori i plagosjes me armë të 22-vjeçarit Aleks Laska në Lezhë gjatë një loje bilardoje.

 

 

Në pranga ka rënë 26-vjaçari Xhuljano Frroku, autor kryesor i këtij rasti, pasi dyshohet se kreu plagosjen me armë zjarri ndaj Aleks Laskës.

 

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për Leandro Frrokun, 29 vjeç 29 vjeç dhe Agustin Shahinin, 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, në bashkëpunim me të arrestuarin kanë dhunuar fizikisht 22-vjeçarin.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.