Duke nisur nga nesër, qeveria turke kërkon që të organizojë një evakuim të kontrolluar të zonave më të prekura nga tërmetet e forta që kanë lënë më shumë se 1500 të vdekur në vend dhe ku mijëra ndërtesa janë të pabanueshme, mes temperaturave shumë të ulëta.

“Ata që duan të largohen me automjetet e tyre mund të largohen. Ne duam t’i largojmë njerëzit nga rajoni nesër në mënyrë të kontrolluar”, tha zv/presidenti turk, Fuat Oktay.

Deri më tani janë 3741 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar në dhjetë provincat juglindore të Turqisë më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7,7 dhe u pasua nga disa 145 lëkundje, një prej tyre me magnitudë 7,6.