Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka mbajtur një ceremoni për të zbuluar një nëndetëse të re, për të cilën Pheniani pretendon se mund të mbajë armë bërthamore.

 

Një nëndetëse me sulm bërthamor ka qenë prej kohësh në listën e armëve që Koreja e Veriut dëshiron të ndërtojë.

 

Në fotografitë e publikuara nga media shtetërore, Kim është duke qëndruar në një kantier detar, i rrethuar nga oficerë të marinës dhe nën hijen e një nëndetëseje të madhe të zezë, e cila sipas raportit është e aftë të lëshojë armë bërthamore.

 

 

 

 

 

Z.Kim ka punuar për të zhvilluar këtë nëndetëse për shumë vite, dhe ajo shihet si një pjesë thelbësore e programit të tij të armëve bërthamore.

 

Nëndetëset janë të vështira për t’u gjetur nën ujë, që do të thotë se të kesh një të tillë mund të lejojë Phenianin të godasë armiqtë e tij nga deti.

 

BBC, shkruan se ne nuk e dimë nëse kjo nëndetëse është funksionale. Koreja e Veriut ende nuk ka demonstruar se mund të lëshojë me sukses raketa me aftësi bërthamore./Opinion.al