Një kafkë e dekompozuar është gjendur dje e hedhur pranë një prej varrezave në Berat. Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

 

 

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.

 

 

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

 

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.