Kanadaja është përfshirë nga flakë ditët e fundit dhe pamjet që po postohen janë tronditëse. Jo vetëm në Kanada, por edhe në zona të tjera ku kanë arritur retë e tymit të zjarreve imazhet janë të frikshme.

 

Tymi ka mbuluar disa qytete të SHBA-së, duke vënë kështu në alarm cilësinë e ajrit për rreth 75 milionë njerëz. Megjithatë, nuk janë vetëm SHBA-të që janë vizituar nga tymi i zjarreve, por ka arritur në Norvegji përmes Grenlandës dhe Islandës, sipas shkencëtarëve.

Si u zbuluan tymrat

 

Shkencëtarët në Institutin Norvegjez për Kërkime Klimatike dhe Mjedisore (NILU) duket se kanë arritur të zbulojnë rritjen e dendësisë së tymit. Ata e kuptuan këtë duke përdorur instrumente të ndjeshme.

 

Në Norvegji vendasit janë në gjendje ta nuhasin apo edhe ta vërejnë tymin si një mjegull të lehtë. Sigurisht që situata nuk është si ajo e SHBA-së ku ndotja është e rrezikshme.

 

Sipas shkencëtarëve në ditët në vijim reja e tymit do të përhapet edhe në pjesë të tjera të Evropës.