Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Messit.

 

The Associated Press” shkruan se piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Messi.

 

“Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në Tirana MuralFest 2023 dhe vendosi të shkojë me të madhin e futbollit, idhullin e tij. Muralja 25×10 metra e Messit me mjekër e i qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares bardheblu të Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një udhëkryq pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit”, shkruan The Associated Press.

 

Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një mural të Diego Maradona në Napoli si dhe në Miami dhe vende të tjera. Maradona gjithashtu fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte të tretin këtë sezon.