Shqiptarët vijojnë të jenë kryefjalë e mediave Helene.

 

 

Së fundmi një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare greke.

 

E moshuara ka treguar se 27-vjeçari, ka mbuluar fytyrën me shall e më pas ka hyrë në banesën e saj, duke e kërcënuar me thikë për ta detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të, thuhet në mediat greke.

 

 

70-vjeçarja ka përshkruar autorin dhe policia ka mbërritur në identitetin e tij dhe ka konstatuar se ai jetonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës.

 

Autori ka mohuar kategorikisht të ketë abuzuar me të moshuarën ndërsa policia ka mbledhur materiale biologjike dhe gjurmë gishtash. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Fillore të Kos.