Në aeroportin e Istanbulit mbërritën tifozët e Manchester City-t dhe Interit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.
Në Istanbul vazhdon ardhja e tifozëve nga vende të ndryshme të botës për ndeshjen finale mes dy ekipeve.
Ndërkohë që tifozët vazhdojnë të mbërrijnë me fluturime me orare të planifikuara, në Aeroportin e Istanbulit kanë ateruar shumë avionë pa orar të planifikuar që janë nisur nga Italia dhe Britania e Madhe.
Tifozët menjëherë sapo kanë zbritur nga avionët kanë dhënë mbështetje me brohoritje dhe marshe për ekipet e tyre.
Në të njëjtën kohë një avion i madh i nisur nga Manchesteri ka sjellë në Istanbul tifozë të shumtë të ekipit britanik, të cilët brohoritën në favor të ekipit të tyre.
Menaxhuesit e aeroportit të Istanbulit kanë bërë orientimet e nevojshme që tifozët e ekipeve të kryejnë dalje të lehtë, ndërkohë që edhe ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie.
Pas përfundimit të procedurave të pasaportave, tifozët e të dy ekipeve u larguan nga aeroporti Istanbulit me autobusët që ishin në pritje të tyre.
Për shkak të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, dje edhe sot në aeroportin e Istanbulit kanë mbërritur avionë të shumtë privatë nga vende të ndryshme të botës.
Ardhja e tifozëve do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.
Sonte në stadiumin olimpik "Ataturk" të Istanbulit do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00. Stadiumi Olimpik “Ataturk” ka kapacitet për 72 mijë tifozë.