Lionel Messi ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm me bluzën e Inter Miamit në Amerikë, teksa ka realizuar një gol spektakolar me goditje dënimi në minutat e shtesës, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj meksikanëve të Cruz Azul në kupën e Ligës së Amerikës.

 

Tata Martino kishte vendosur që Messi ta niste ndeshjen nga stoli, teksa u fut në fushë në të 54 minutë. Do duhej minuta e ‘94 që Messi me një perlë nga goditja e dënimit ta ndalte sferën në trekëndëshin e portierit Portillo, për të çuar peshë 20 mijë të pranishmit që kishin mbushur stadiumin.

 

Në këtë mënyrë,  Messi debuton me gol në ndeshjen e parë në Miami, teksa në stadium për të parë debutimin e tij ishin shumë persona VIP, si këngëtarë, artistë dhe basketbollistë.