Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditës kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e veriore dhe veriperëndimore.

 

Po ashtu, pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor -Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.