Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të aktivitetit "40 vjet, 40 vepra" në Qendrën Kulturore Atatürk në hapjen e "Ekspozitës Dixhitale Një Poezi Një Jetë / Sakarya Folk Song", kritikoi Kemal Kiliçdaroglu.

 

Lidhur me votën e lartë të AK Partisë në Anadoll, kryetari i CHP-së, Kiliçdaroğlu tha se, “Është shumë e thjeshtë, kur u jep 500 lira në muaj njerëzve në fshat, në fshat nuk kanë ku të shpenzojnë, nuk preken nga shkatërrimi ekonomik."

Duke reaguar ndaj fjalëve fyese të Kiliçdaroglu, Erdogan tha: “Askush nuk do të jetë në gjendje të drejtojë gishtin drejt qytetarëve tanë për shkak të preferencave të tyre për votim”

"Asnjë pushtet nuk do të jetë në gjendje ta nxjerrë përsëri CHP-në nga fundi i asaj kutie votimi. Këtë nuk mund ta ndryshojnë as shpifjet e kreut të CHP-së për të mbrojtur karrigen e tij dhe as gënjeshtrat që ai thotë për të mbuluar humbjen e tij në zgjedhje. Në vend që të respektohet vullneti i dalë nga kutia, të sugjerosh se qytetari ende shet votën për 500 lira, është shenjë e djegies politike." shtoi presidenti Erdogan.

 

Duke i rikujtuar humbjet e zgjedhjeve të mëparshme Erdogan u shpreh se "Nuk është më çështje politike, por psikologjie, që dikush që humbi 12 zgjedhje në 13 vitet e fundit, të fajësojë elektoratin në vend që të përpiqet të fajësojë veten. Ky person tani është një rast psikologjik. Për shkak se kombi ynë e ndjeu këtë, bëri atë që duhej. Për sa kohë që CHP bën politikë në këtë mënyrë, nuk mund të shohë fytyrën e pushtetit në këtë vend."

 

Presidenti Erdogan kujtoi dhe poetin Necip Fazıl duke e cilësuar si dëshmitar i periudhave më të dhimbshme të historisë së Republikës Turke.

 

Ne perfundim te fjalimit te tij, Erdogan tha se,"Të gjitha arritjet tona do t'i konsolidojmë me ndërtimin e shekullit turk. Ne do të krijojmë një klimë demokratike në Turqi ku askush nuk mund të prekë të drejtat dhe liritë tona, për të cilat kemi paguar një çmim serioz. Vullnetin kombëtar do ta bëjmë dominues me të gjitha institucionet dhe komitetet e tij. Ne do t'i mësojmë të gjithëve se rruga drejt pushtetit kalon nga zemrat e njerëzve, jo nga pritshmëritë perëndimore dhe nga mbështetja e organizatave terroriste."