Një alarm emergjent është lëshuar në rajonin Kagoshima të Japonisë për shkak të afrimit të tajfunit Shanshan.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror NHK, Agjencia Japoneze e Meteorologjisë (JMA), ka parashikuar që shpejtësia e tajfunit Shanshan të arrijë në 250 kilometra në orë.

JMA lëshoi ​​një paralajmërim urgjent për rajonin e Kagoshima-s për shkak të tajfunit Shanshan.

Duke paralajmëruar banorët e rajonit që të përgatiten për erëra të forta dhe valë të larta, JMA tha se tajfuni mund të shkaktojë erëra mjaft të forta që mund të shkatërrojnë ndërtimet.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, për shkak të afrimit të tajfunit, kompania "Toyota Motor" vendosi të pezullojë aktivitetet në fabrikat e saj në të gjithë vendin dhe disa shërbime të trenave u anuluan./aa