MEHMET KEMAL FÄ°RÄ°K

 

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar tha se ka rëndësi të madhe që presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan vizitën e parë të tij jashtë vendit do ta zhvillojë në TRNC dhe se bashkë me këtë botës do t'i jepet mesazhi se TRNC është shtet".

 

Në një prononcim për Anadolu në Zyrën presidenciale në kryeqytetin Nikozia, Tatar shprehu kënaqësinë që presidenti ErdoÄŸan i cili doli fitues nga zgjedhjet në Türkiye ka planifikuar që vizitën e parë të tij jashtë vendit ta zhvillojë në TRNC.

 

"Politika kombëtare e ErdoÄŸan-it ka marrë në zgjedhje edhe një herë miratim nga populli turk", theksoi Tatar i cili vuri theksin se marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe TRNC-së janë gjithmonë shumë të ndryshme dhe se populli qipriot turk e konsideron veten si një pjesë e pandashme e popullit të madh turk.

 

Tatar rikujtoi se ErdoÄŸan ka përmendur në radhë të parë TRNC-në teksa renditi vendet gjatë fjalimit të tij në "Ceremoninë e Fillimit të Detyrës".

 

"Është shumë e rëndësishme që presidenti ErdoÄŸan vizitën e parë të tij jashtë vendit do ta zhvillojë në TRNC. Vizita që ErdoÄŸan do të zhvillojë këtu tregon vlerën dhe rëndësinë që Türkiye i kushton TRNC-së kundër embargos, izolimit dhe pengesave që bota zbaton ndaj nesh. Türkiye e mbron (e përkrah) TRNC-në. Presidenti ErdoÄŸan edhe në fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York i tha gjithë botës se ka ardhur koha për njohjen e TRNC-së. Në emër të popullit qipriot turk e falënderoj të nderuarin ErdoÄŸan për vizitën e parë të tij jashtë vendit që ai do të zhvillojë në vendin tonë", tha Tatar.

 

Ai bëri të ditur se janë të lumtur që presidenti ErdoÄŸan nuk do të prishë traditën dhe që vizitën e parë të tij do ta zhvillojë të hënën, më 12 qershor në TRNC. Tatar nënvizoi se vizita përveçse është e rëndësishme ajo mbart edhe një mesazh për botën.

 

"Me vizitën që i nderuari ErdoÄŸan do të zhvillojë në TRNC, botës i jepet mesazhi se ‘TRNC është shtet. Republika e Türkiye-s e mbështet deri në fund këtë shtet", tha presidenti i Qipros Turke, Ersin Tatar.

 

- "Marrëdhëniet tona në periudhën e re, në një pikë më të avancuar"

 

"Në periudhën e re që nis pas rizgjedhjes së presidentit ErdoÄŸan, bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet në aspektin social, kulturor, ekonomik dhe në fusha të tjera", tha Tatar.

 

"Marrëdhëniet tona në periudhën e re do të zhvillohen në një pikë më të avancuar. Me mbështetjen e Türkiye-s, TRNC do të jetojë përgjithmonë si shtet turk në Mesdheun Lindor. Dëshira jonë më e madhe është që institucionet shtetërore dhe ekonomike të TRNC-së të forcohen dhe që populli qipriot turk të jetojë në një vend të begattë", tha ai.

 

Tatar falënderoi presidentin ErdoÄŸan i cili jep mbështetje në çdo platformë për vendin e tij dhe i cili me vizitën që do të realizojë do t'i tregojë botës rëndësinë e TRNC-së./AA