Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se emri i avionit luftarak kombëtar të vendit, i njohur si TF-X, është KAAN, raporton Anadolu.

 

Presidenti Erdoğan u shpreh se Türkiye është tani në çdo fushë: në tokë, në det dhe nën det, në ajër dhe në hapësirë. Erdoğan mbajti fjalim në evenimentin “Shekulli i së Ardhmes” organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) në kryeqytetin Ankara për të prezantuar avionët e saj. duke përfshirë edhe avionin KAAN.

 

Avioni i gjeneratës së pestë, KAAN, u zhvillua nga TAI me synimin për të zëvendësuar flotën e vjetër të avionëve F-16 të ushtrisë turke.

 

Erdoğan u shpreh se me këtë avion, Türkiye do të bëhet një nga pesë vendet që kanë këtë lloj teknologjie.

 

Avioni, për të cilin projekti filloi në 2016, u lançua në mars.

 

Avioni i gjatë 21 metra është në gjendje të arrijë një shpejtësi maksimale prej 1,8 Mach falë motorëve të dyfishtë, të cilët mund të prodhojnë shtytje prej 13.000 kilogramësh secili.

 

KAAN ka disa veçori të tilla si ndërgjegjësimi i lartë i situatës, angazhimi i optimizuar i pilotit, zbulimi i dëmeve luftarake, sistemet e misionit të gjeneratës së re, vëzhgueshmëri të ulët, goditja me saktësi dhe baza e brendshme e armëve./AA