Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish-presidenti, shkruan se çdo shqiptar ndihet sot krenar për zhvillimin e Kosovës dhe avancimin e saj në proceset integruese.

 

Meta shpreh gjithashtu mirënjohjen falenderuese për NATO-n dhe aleatët që i dhanë fund gjenocidit serb dhe çliruan Kosovën.

“Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur!

Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike.

 

Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien!

 

Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri”, shkruan Meta në facebook.