Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”. Manovrat ajrore do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 qershor, ndërsa disa zona fluturimi do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil. Autoriteti i Aviacionit Shqiptar bën me dije se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.

 

 

“Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.”, thuhet ne njoftim.