Shtohen zërat mbi lidhjen e mundshme të Shakirës me Lewis Hamilton. Një “miqësi” që lindi aty për aty në Çmimin e Madh të Miamit, ku u panë për herë të parë së bashku.

 

Revista “People” është e para që ka shkruar për “flirtin” mes këngëtares 46-vjeçare me famë botërore dhe kampionit 83-vjeçar të Formula 1.

 

Gjithçka nisi pas takimit të tyre në Miami. Fillimisht Shakira u pa me Tom Cruise, por më pas në skenë doli Hamilton.

 

Kur gjithçka dukej se ishte një thashethem, ata u panë së bashku edhe në Çmimin e Madh të Spanjës, në Barcelonë.

 

Pas garës ata shkuan në darkë dhe madje publikuan një fotografi të parë së bashku në rrjetet sociale. Por ajo që është më e habitshme dhe të bën të dyshosh për një romancë është se si piloti e “kap mat”, duke kishte vendosur duart në duart belin e këngëtares.

 

Por puna nuk ndalet me kaq, pasi më 10 maj ata u panë sërish bashkë, tri ditë pas Çmimit të Miamit.

 

Për më tepër, piloti nuk hezitoi të jepte disa të dhëna në një nga intervistat e tij të fundit:

 

“Më duhet të gjej një latine për veten time”.

 

Një gjest i qartë ndaj kolumbianes që ka çmendur fansat e saj. Edhe pse nuk kanë folur në rrjetet sociale, gjithçka duket se tregon se ata janë bashkë.

 

Përveç kësaj, ata ndajnë pasionet të ndryshme si: t’i bien kitarës, të luajnë piano apo të bëjnë sërf.