Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë Milena Derajn, e arrestuar më 24 Maj me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.
Megjithëse në Gjykatën e Apelit ajo kishte dorëzuar një deklarate noteriale ku e njihte borxhin ndaj familjes Ferracaku, togat e zeza nuk kanë pranuar të caktojnë një masë më të butë sigurie.
Në deklaratën e saj të siguaruar nga Report tv, Deraj thotë se nga shuma 340 mijë euro që u kishte marrë Ferracakëve për të shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për masakrën e Velipojës, në fakt u detyrohet 225 mijë euro.
Ajo shpjegon se kur mori shumën prej 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku, kontaktoi dy avokatë të suksesshëm, por njëri u tërhoq ndërsa tjetri është ende i angazhuar. Milena Deraj pretendon se pasi avokati i parë është tërhequr, ajo i ka kthyer shifrën 140 mijë euro, Adebin Ferracakut, 3 muaj më parë në Tiranë.
“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.
Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.
Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.
Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.
Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim.”- thuhet në deklaratën e Milena Derajt.”- thuhet në deklaratë e saj noteriale.