Surprizë në zgjedhet e 14 Majit duket se ka qenë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila rezulton deri më tani forcë e parë në tre këshilla bashkiakë, ndërsa numërimi vijon, kjo parti mund të marrë edhe një të katërt.

 

Në Vaun e Dejës, në Pukë dhe në Fushë Arrëz, partia e Doshit ka marrë më shumë vota se partitë e tjera.

 

Në Vaun e Dejës PSD ka marrë 10 mandate në Këshill. Në këtë bashki koalicioni “BF” dhe Partia Socialiste kanë marrë nga 7 mandate.

 

Në Pukë, PSD-ja ka 4 mandate në Këshill, ndërsa PS ka marrë 2, Koalicioni “BF” 1, Partia Demokracia Sociale 1, Partia Demokratike me logon zyrtare 1 dhe Fryma e Re Demokratike 1.

 

Ndërsa në Fushë Arrëz, PSD-ja ka marrë më shumë vota se partitë e tjera, por mandatet i ka njësoj me Partinë Agrare Ambientaliste pasi kanë një diferencë të vogël votash. Partia e Doshit ka marrë 593 vota ndërsa PAA 586. Të dyja kanë marrë nga tre mandate në Këshilla Bashkiakë.

 

PSD-ja ka shanset që të marrë edhe në një bashki tjetër ku nuk ka përfunduar numërimi. Bëhet fjalë për Malësinë e Madhe.

 

Në Malësinë e Madhe, deri tani janë numëruar 50 QV nga 72 në total dhe PSD-ja ka siguruar 8 mandate në Këshill ndërsa PS 7. Kolaicioni “BF” në këtë bashki ka marrë vetëm 3 mandate.

 

Megjithatë pritet fundi i numërimit për të mësuar saktësisht si do ndahen mandatet.