Pas pretencës që dha sot SPAK për të përfshirët në skemën e abuzimit për inceneratorin e Fierit, ku rëndoi akuzat për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, vjen reagimi nga avokati i këtij të fundit, Sokol Hazizaj.

 

 

Avokati tha se akuza për korrupsion nuk është e bazuar te faktit, ndaj sipas tij duhet të rrëzohet.

 

 

“Ne gjithmonë e kemi deklaruar dhe para gjykatës se akuzat kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara për aktet penale, por kanë qenë dyshime. Ne i qëndrojmë të njëjtës gjë, si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë qëndrim të thjeshtë. Për sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë, duhet të pushojë çështjen. Pra është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. Ky është një qëndrim joligjor, jo në përputhje me kodin, por është jokushtetues. SPAK, vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale, por dëmton interesat e qytetarëve.”, tha ai.

 

Kujtojmë se për Bllakon është kërkuar 7 vite burg.