Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Fier Armando Subashi dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

 

Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete dhe më tepër zhvillim.

 

“Konstituiimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe betimi i kryetarit të Bashkisë Armando Subashi, të zgjedhur me votën e popullit të mrekullueshëm të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të çojmë përpara zhvillimin social, ekonomik dhe infrastrukturor të Fierit”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

 

Armando Subashi u zgjodh kryebashkiak i Fierit në mandatin e tretë më 14 maj me 35,309 vota, 69.32%.