Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, këtë të enjte, ku është ndalur te situata në Kosovë.

 

Gjatë fjalës së tij Rama tha se uron që Kosova të mos sanksionohet për vendimet e saj.

 

Më tej Rama bëri me dije se i ka dërguar një draft Macronit dhe Scholz për Asocacionin e komunave me shumicë serbe., i punuar nga ekspertë amerikanë.

 

“E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën diçka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aleatët. Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur.

 

E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.

 

Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz një draft të asociacionit është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakushtueshëm është pozicioni i Kosovës, palët nuk po merren vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst. Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit”-tha Rama.