Forcat policore të operacioneve speciale që marrin pjesë në punimet e kërkim-shpëtimit në Gaziantep një prej rajoneve të prekura nga tërmetet me epiqendër qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s, kanë shpëtuar 2 persona njëri prej të cilit fëmijë.

 

Ndaj punimeve të shpëtimit në një ndërtesë të shembur nga tërmeti në qendrën e qytetit Gaziantep kanë dhënë mbështetje edhe policët e operacioneve speciale.

 

Forcat policore të operacioneve speciale pas dëgjimit të zërave nga rrënojat e ndërtesës arritën të nxjerrin nga një boshllëk 2 persona njëri prej të cilit fëmijë.

 

Momentet e shpëtimit u regjistruan me telefonët celularë nga të pranishmit përreth./AA