Ka arritur në 1.602 numri i të vdekurve dhe në 3.649 numri i të plagosurve në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër qytetin Kahramanmaraş në Türkiye.

 

Punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në qytetet Idlib, Halep, Hama, latakia dhe Tartus të Sirisë të cilët janë prekur nga tërmetet.

 

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, 812 persona kanë humbur jetën dhe 1.449 të tjerë janë plagosur nga tërmeti në qytetet Halep, Latakia, Hama dhe Tartus të cilët ndodhet nën kontrollin e regjimit.

 

Po ashtu shumë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar edhe në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.

 

Sipas informacionit që gazetari i AA-së në terren që ka përpiluar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), institucionet shëndetësore lokale dhe burimet lokale, të paktën 790 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.200 të tjerë janë plagosur në Idlib dhe në zonat e operacioneve "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit" në Siri.

 

Tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër qytetin Kahramanmaraş, kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në qytetet në fjalë./AA