Kanadaja njoftoi se do të dërgojë më shumë se 800 mjete ajrore pa pilot (UAV) të prodhimit vendas në Ukrainë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria kanadeze e Mbrojtjes, thuhet se më shumë se 800 dronë të modelit SkyRanger R70 do të dërgohen në Ukrainë.

Gjithashtu theksohet se dronët, vlera totale e të cilëve është mbi 70 milionë dollarë, do të kontribuojnë në mbrojtjen e Ukrainës.

Në deklaratë theksohet se dronët janë të një rëndësie kritike në mbledhjen e inteligjencës dhe thuhet se këto automjete mund të përdoren edhe për transportimin e materialeve.

Në deklaratë thuhet se këto dronë do të ndihmojnë trupat ukrainase të njohin çdo burim nxehtësie nga një distancë e gjatë, veçanërisht në errësirë ​​dhe kushte të këqija atmosferike./aa