Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe është shprehur se SHBA do t’i shkojë deri në fund çështjes së “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Rama.

 

E ashpër në deklaratat e saj Kyemadhi tha se Rama “sa më shumë zhytet në helmin e tij aq më i rrezikshëm bëhet”.

 

“Të jeni të bindur që SHBA do i shkojë deri në fund. Diskreditrimi është shumë më shumë. A i ka dhënë Edi Rama të drejtën për shpime pusesh nafte McGonigalit për naftën ruse. A ka qëllime të tjera që cenojnë sigurinë edhe të shumë politikave të sigurisë së NATO-s, ku Shqipëria është anëtare?

 

Edi Rama nuk është institucion është individ që sa më shumë zhytet në helmin e tij aq më i rrezikshëm bëhet. Sado të fsheh panikun që ka me mediat e blera me fjalimet e ka të vështirë të dalë nga zullumi ky ka hyrë, përdorimi i zyrës së kryeministrit si një pronë privat  për momentin mund t’i japë kënaqësi shpirtërore, por në afat gjatë, vuajtjen do ta ketë shumë të shpejtë”, tha Kryemadhi.