Temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke arritur deri në -21°C në zonat malore, shoqëruar edhe me erë të fortë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, pavarësisht kushteve të këqija të motit, qarkullimi kryhet pa probleme.

 

“Është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, bën të ditur në njoftim ARRSH.

 

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, kur udhëtojnë për në zonat malore.