Sinan Kazani dhe Selvie Kazani banues në Astir janë çifti i bashkëshortëve të cilët mbetën të lënduar mbrëmjen e së hënës pasi ashensori në pallatin e tyre ra nga kati 5 në katin 0.

 

 

Burime bëjnë me dije se shkak i rënies së ashensorit është bërë pesha më shumë nga sa ishte e lejuar, pasi brenda në ashensor lejohej hyrja e vetëm 4 personave ndërkohë që përveç çiftit Sinan dhe Selvie Kazani kanë qenë edhe 3 persona të tjerë të së njëjtës familje. 3 anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur lëndime të lehta ndërsa çifti i bashkëshortëve ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Selvie Kazani ka marrë më shumë lëndime por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas administratorit të pallatit, ashensori ishte i kolauduar, por jo i regjistruar pranë organeve përkatëse.