Sirenat e alarmit kanë rënë sërish në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga terreni, bëhet me dije se një person është arrestuar.

 

 

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit KoSSev, arrestimi dyshohet se është bërë në një parukieri në rrugën Kralja Petra, Polet.

 

Sakaq, pritet që të ketë edhe një njoftim nga policia për sqarimin e rrethanave.