Një 36-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi është kapur duke ndarë doza të vogla kokaine.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë B. M,
“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se ky shtetas shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytet, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë lokalizuar 36-vjeçarin, në lagjen nr. 4, Pogradec. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.