Egjipti nis punën për mumifikimin e peshkaqenit që hëngri turistin rus dhe më pas do ekspozohet në muze.
23-vjeçari u gjend para peshkaqenit ndërkohë që ishte në det në Hurghada, Egjipt dhe filloi të bërtiste për ndihmë: Babi më shpëto!
Të hënën, specialistë në Institutin e Shkencave Detare dhe Rezervat e Detit të Kuq filluan procesin e balsamimit e peshkaqenit për ta vendosur në muzeun e institutit, sipas kanalit arab të lajmeve Al Arabiya.
Sipas mediave të huaja, autoritetet arritën të nxirrnin nga peshkaqeni kokën, gjoksin dhe krahët e viktimës, ndërsa peshkatarët nxorën edhe gjysmën tjetër të trupit nga deti.
Video tregon trupin e peshkaqenit duke u operuar nga specialistë, me gojën e mbushur me një material të bardhë. Një burrë duket se po bën prerje ndërsa një tjetër kontrollon qëndrueshmërinë e lëkurës.
Sipas mediave të huaja, peshkaqeni për pak sa nuk hëngri të gjithë trupin e viktimës, por pasi ka vërejtur afrimin e varkës së peshkatarëve, ka ikur duke hedhur në ujë gjysmën e poshtme të trupit.
Peshkatarët nxorën pjesën e poshtme të trupit dhe më pas e ndoqën peshkaqenin derisa arritën ta kapnin. Ata tërhoqën peshkaqenin me varkë dhe pasi mbërritën në tokë, njerëzit filluan ta godisnin peshkaqenin për vdekje.
Babai i të riut ka folur për tmerrin që ka përjetuar, kur shikonte të birin të kafshohej për vdekje nga peshkaqeni.
“Shkuam në plazh për t’u çlodhur,” tha zoti Popov, me origjinë nga Rusia, për median 112. “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në sekonda.
Babai zemërthyer tha se nuk kishte anëtarë të familjes pranë djalit të tij për ta ndihmuar në ujë, megjithëse raportet fillestare thanë se e dashura e 23-vjeçarit kishte arritur të ikte nga sulmi.
Popov kishte jetuar me babanë e tij në Egjipt për disa muaj përpara sulmit të tmerrshëm, i cili tha se do të digjte djalin e tij dhe do ta kthente hirin e tij në vendlindjen e tyre, Rusi..