Ndonëse qëndrojnë më orë të tëra nën pikun e temperaturave përvëluese duke drejtuar trafikun e rënduar, policët rrugorë të Krujës janë solidarizuar me qytetarët dhe turistët duke i ofruar atyre shishe me ujë të ftohtë.
Ky gjest i policëve është për t’u vlerësuar nga të gjithë, që përpos kontributit të tyre për të siguruar jetën e njeriut dhe për të shmangur aksidentet, ata i sigurojnë qytetarëve edhe freski në pikun e vapës.
Komisariati i Policisë Krujë i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat janë më të larta.