Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e kërkuar nga Suel Çela për masë më të lehtë sigurie.

 

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i ka bërë rekurs dosjes së tij në Gjykatën e lartë, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë, ndërsa ai kërkoi lehtësim të dënimit.

 

 

Çela ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.