Një punonjës policie i Qarkut të Korçës është vënë në pranga ditën e sotme.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se shefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Po ashtu, ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.

 

Sipas KlanNeës, mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

 

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.