Fondacioni Turk MAARIF po forcon fuqinë e tij në Shqipëri me shkolla të reja.

Që nga viti 2018 në Shqipëri institucionet arsimore si New York Schools, kampusi i Elbasanit, kopshti Ferma dhe Universiteti i New Yorkut në Tiranë, shprehin krenarinë që janë një familje e madhe me rreth 2 mijë studentë.

Pjesë e kësaj familje do të jetë dhe qyteti i Shkodrës. Përveç të qënit një markë globale në botë, Fondacioni Turk MAARIF po forcon fuqinë e tij në Shqipëri me shkolla të reja për ti siguruar fëmijëve një arsim në përputhje me standartet ndërkombëtare e rritjen e aftësive të tyre në gjuhë të huaj, avancimin në nivelin teknologjik dhe të ken sukses në univeristet më te mira të botës dhe Turqisë.

Shkollat e Fondacioni Turk MAARIF janë institucione të cilat janë miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit në Shqipëri dhe që ofrojnë shërbime arsimore moderne dhe bashkohore. Këto shkolla me stafin e tyre arsimor dhe me profilin e studentëve premtojnë një të ardhme shpresëdhënëse për të gjithë njerëzimin.

Kampusi MAARIF në Shkodër që do të nisë aktivitetin e tij në shtator është shumë i kënaqur me interesin e madh që është treguar deri tani nga qytetarët.