Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, ndërsa sot pritet të mbahet ceremonia mortore në nder të tij në katedralen e Milanos.

 

Italia e ka shpallur këtë të mërkurë Ditë Zie kombëtare në nder të ish-kryeministrit të saj.

 

La Stampa ka publikuar dhe foton e fundit të “Cavalierit”, të shkrepur të premten e kaluar, përpara se të shtrohej në spital.

Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

 

“Ai dukej i tronditur, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë “, komentoi pronari i lokalit.

 

Berlusconi ndërroi jetë tre ditë pas fotos, në spitalin “San Raffaele”, pasi kishte kohë që vuante nga sëmundja e leuçemisë.