Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.
Sipas News 24, mes të arrestuarve ka dhe policë. Po kështu mësohet se mes tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Operacioni i SPAK është ende në vijim dhe priten më shumë detaje.