Qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar arrestimin e djeshëm të kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, Milun Milenkoviç – Lune, ndërsa disa prej tyre kanë provokuar Policinë e Kosovës duke e quajtur “fashiste”.

 

 

KosovaPress raporton se përkundër kësaj, pjesëtarët e Policisë së Kosovë nuk kanë rënë pre e provokimeve.

 

Protestuesit serbë kanë bartur flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe të ngjashme.

 

 

Ata kanë marshuar nga përmendorja e “Car Lazarit” deri tek cepi verior i Urës së Ibrit, dhe janë kthyer mbrapsht.

 

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë prezentë në numër të shtuar si dhe karabinierët italianë, ndërkohë që gjithçka ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.