Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, në një bisedë telefonike me liderin e Forcave të Armatosura të Sudanit (SAF), Abdel Fattah al-Burhan, ka theksuar se pavarësisht ngjarjeve, ambasada turke nuk është larguar nga Sudani.

 

Drejtoria Turke e Komunikimeve tha se ErdoÄŸan dhe al-Burhan shkëmbyen urime për festën muslimane të Kurban Bajramit dhe shprehën urimet që festa të sjellë bekime për popullin sudanez dhe botën islame.

 

ErdoÄŸan tha se për fat të keq zhvillimet në Sudan na kanë bërë të festojmë një tjetër Bajram me trishtim dhe u shpreh se Türkiye ndjek nga afër ngjarjet në Sudan.

 

“Presidenti ErdoÄŸan theksoi se pavarësisht ngjarjeve, ambasada turke nuk është larguar nga Sudani, duke mundësuar që aktivitetet të vazhdojnë pa ndërprerë nga Porti Sudan”, thuhet në njoftim./AA