Është vënë në pranga një 40-vjeçar nga Korça i cili ishte shpallur në kërkim nga policia.

 

 

Gjykata e Apelit Korçë në muajin janar i kishte caktuar 40-vjeçarit G.K masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjithashtu një 19-vjeçar nga fshati Çezmë e Vogël, Pogradec që ishte shpallur dje në kërkim, është arrestuar. Dy ditë më parë dyshohet se ai ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Një 28-vjeçar nga Pogradeci po hetohet në gjendje të lirë pasi në qershor dyshohet se i ka marrë 1900 euro një 44-vjeçari duke e mashtruar.

 

Dy persona të tjerë banues në fshatin Voskopojë M.Z 23 vjeç dhe A.B 48 vjeç janë vënë nën hetim pasi u kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Voskopojë. Drutë po i transportonin me një fugon pa targa, ku u sekuestruan nga policia për cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.