Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës dhe rrëmbimit të tre efektivëve të policisë.
Begaj thotë se rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve, ndërsa partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Po ashtu një thirrje vëllazërore Begaj e ka bërë për Kosovën. Presidenti thotë se Kosova nuk duhet të bier pre e provokimeve dhe të japë kontributin e saj për çtensionimin e situatës.
“Strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ duhet të marrin fund.
Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, deklaron Presidenti Begaj.